Euro2024

Ajo që i ndodhi Ukrainëd është parë vetëm një herë në historinë e futbollit!

06/26/2024 22:03
nga:Lorik J

Deri në sekondën e fundit shikuam një çmenduri të vërtetë në Grupin E në Euro në Gjermani. Sllovakia dhe Rumania luajtën 1:1, kurse Belgjika dhe Ukraina pa gola. Kështu të katër kombëtaret përfunduan fazën e grupeve me katër pikë dhe në fund u eliminua Ukraina, duke i kushtuar humbja 3:0 ndaj Rumanisë në xhiron e parë.

E para është Rumania, e dyta me të njëjtin goldiferencë dhe më pak gola të shënuar është Belgjika, e treta është Sllovakia dhe Ukraina u eliminua për shkak të gol diferencës më të keqe. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Euros që të katër skuadrat e një grupi të kenë të njëjtat pikë dhe në historinë e kompeticioneve të mëdha kemi parë të njëjtën situatë vetëm një herë.

Pikërisht 30 vjet më parë në Kupën e Botës në SHBA. Në grupin E, Meksika, Italia, Republika e Irlandës dhe Norvegjia kishin secila nga katër pikë dhe fundi i pafat ishte për Norvegjinë, e cila përfundoi e fundit me katër pikë, por me gol diferencë më të keqe.

/GazetaBlic Sport