Nesër do të vazhdojë punimet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e tij
Në seancën e së shtunës (19 prill) Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, e cila në dy herë që u votua, mori nga 57 vota për dhe nuk arriti që të zgjedhej.
E, ajo e ka konfirmuar se do të jetë sërish kandidate për këtë pozitë edhe në seancën e së hënës.
Ish diplomati Avni Arifi, ka komentuar për Gazeta Blic kandidimin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Ai thotë se ajo është nominuar për të mos u zgjedhur, pasi Kurti do që t’i qetësojë aktivistët e VV-së që janë kundër Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit.
“Albulena Haxhiu është nominuar për të mos u zgjedhur. E din Kurti që ajo nuk votohet por si duket me të dëshiron që t’i qetësojë aktivistët e saj e që janë jo të pakët kundër Fatmir Limajt për kryetar kuvendi”, vlerëson Arifi.
Sipas tij, VV nuk i ka votat për qeveri dhe nëse i ka nuk di çka të bëjë me to.
“Nuk duket se i ka votat por edhe nëse i ka, nuk e di çka të bëjë me to. Një qeveri me 61 vota me çykë të zorit vaj halli për të çfarë qeverie po krijon”, deklaron Avni Arifi./Gazeta Blic/
Votimi për kryetarin e Kuvendit/ Avokati shpjegon sipas Kushtetutës të drejtën e deputetëve


