Sporti

Ajeti kërkon falje: Më vjen keq për golin e dytë, megjithatë duhet të shohim përpara

2 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja shqiptare e nisi me humbje kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Ëembley”.

Të dy golat e pësuar nga kuqezinjtë ishin pakujdesi e repartit të mbrojtjes. Në golin e dytë, ishte Arlind Ajeti ai që nuk mbylli siç duhet sulmuesin anglez, Harry Kane, duke i dhënë mundësinë të shënonte.

Pikërisht për këtë moment, është vetë qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

“Më vjen keq për golin e dytë, megjithatë duhet të shohim përpara. Rruga është e gjatë”, shkruan Arlin Ajeti në rrjetet sociale.