Lajme

Ajazi për GazetaBlic: Po, mora “bekimin” e degës së PDK-së në Drenas për të kandiduar në zgjedhjet lokale

06/05/2021 20:56
nga:M K

Driton Ajazi do të jetë kandidat i PDK-së për zgjedhjet lokale në Drenas, e që do të mbahen në vjeshtën që po vie.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Ajazi për GazetaBlic, duke shtuar se sot, ka marrë bekimin e degës së kësaj partie në qytetin industrial, për ta përfaqësuar PDK-në në garën zgjedhore të Tetorit, përcjell GazetaBlic.

“Po, mora ‘bekimin’ e degës së PDK-së në Drenas për të kandiduar në zgjedhjet lokale të vjeshtës. Ky besim i degës është përgjegjësi, por edhe privilegj, që do të më japë forcë për t’u shërbyer qytetarëve të Drenasit”, tha ndër tjera Ajazi për GazetaBlic.

Kujtojmë se kjo degë kishte lëkundje të shumta sa i përket zgjidhjes së emrit të kandidatit.

LEXO EDHE:

Ramiz Lladrovci e bën “llastik” degën e PDK-së në Drenas- dorëzohen përballë kandidaturës së tij për kryetar komune

/GazetaBlic/