Sporti

Ajaxi po përjeton tmerrin këtë sezon, Van Der Vaart: Nuk mund ta përshkruaj, ata mund të bien nga liga!

10/23/2023 11:33
nga:Lorik J

Ajax po përjeton një krizë të madhe të performancës. Në xhiron e nëntë të ligës holandeze, lojtarët e Maurice Steijn mbërritën në Utrecht, por u mposhtën nga skuadra e fundit në ligë dhe kështu ranë në zonën e rënies, në vendin e parafundit në tabelë. Aktualisht janë 22 pikë prapa vendit të parë.

Pas ndeshjes, në emisionin Planet Voetball folën ish-lojtari i Ajax-it, Rafael van der Vaart dhe sulmuesi i njohur holandez Pierre van Hooijdonk. Van der Vaart tha:

“Nuk e di, disa gjëra nuk mund të përshkruhen as në një skenar. Kam një ndjenjë që ne këtu në studio mund të luajmë me ta.”

“Ky nuk është më Ajaxi që kemi njohur prej brezash. Nuk është më më i mirë se kundërshtari sapo del në fushë. Nuk është më kështu. Nuk ka më një cilësi të tillë në klub. Po, kjo mund t’ju tingëllojë patetike, por Ajax si ky është një kandidat për rënie për momentin. Është e trishtueshme, por është e vërtetë.”

/GazetaBlic Sport