Sporti

Ajax pezullon presidentin: Jemi të tmerruar me veprimin e tij

04/02/2024 11:32
nga:Mergim Rreci

Ajax njoftoi këtë të martë pezullimin e presindetit Alex Kroes, duke informuar synimin e tij për t’u larguar nga detyra, për shkak të dyshimeve për abuzim me informacionin e privilegjuar .

“Bordi Mbikëqyrës i AFC Ajax ka vendosur të pezullojë Alex Kroes, CEO dhe Kryetar i Bordit, me efekt të menjëhershëm dhe synon t’i japë fund bashkëpunimit përgjithmonë”, thuhet në deklaratën e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Bordi mësoi se Kroes bleu më shumë se 17,000 aksione të Ajax-it një javë përpara shpalljes së emërimit të tij si CEO më ​​2 gusht 2023. Kjo tregon përfshirje në tregtimin e informacionit të brendshëm, që është krim”, thuhet më tej në komunikatën e qartë-

Fjala për Kryetarin e Bordit Mbikëqyrës, Michael van Praag: “Jemi të tmerruar që kjo ka ndodhur në Ajax, pasi është shumë e dëmshme për klubin dhe për të gjithë ata që kujdesen për të. Veprimet e Alex Kroes nuk janë në përputhje me atë që përfaqëson Ajax. ‘Koha’ e blerjeve të aksioneve tregon ekzistencën e informacionit të privilegjuar. Një shkelje e tillë e ligjit nuk mund të tolerohet, sidomos kur përfshin CEO. Pas analizave të kujdesshme, Bordi Mbikëqyrës ka arritur në përfundimin se pozicioni i Alex si drejtor i Ajax është i paqëndrueshëm”.

 

/GazetaBlic Sport/