Në ndeshjen e vonshme të xhiros së tretë të kampionatit holandez të futbollit, Ajax ka mundur 2:0 Volendamin, duke shënuar fitoren e parë në 11 ndeshjet e fundit.
Pasi regjistroi shtatë humbje dhe tre barazime në dhjetë ndeshjet e fundit, duke u zhytur në fund të Eredivisie, Ajax nën drejtimin e trajnerit të ri John van ‘t Schip gjeti një fitore, duke mposhtur Volendam, përcjell GazetaBlic Sport.
Ishte një fitore e vështirë, pasi vendasit kaluan në avantazh në minutën e 57-të me golin e Steven Bergwijn dhe Chuba Akpom konfirmoi fitoren në minutën e 89-të. Ishte fitorja e parë e Ajax-it nga gushti.
/GazetaBlic Sport


