Sporti

Ajax ka arritur marrëveshje me familjen e Abdelhak Nourit, ‘pensionohet’ numri 34 në klubin e madh holandez

02/21/2022 22:30
nga:Lorik J

Ajax ka arritur një marrëveshje me familjen e Abdelhak Nourit dhe ka pensionuar fanellën e tij me numrin 34.

Ish-mesfushori, 24 vjeç, pësoi një atak kardiak gjatë një miqësore kundër Werder Bremen në Austri në korrik të vitit 2017, duke e lënë atë me dëmtime serioze dhe të përhershme në tru, përcjell GazetaBlic Sport.

Familja e Nouri konfirmoi se ai ishte zgjuar nga koma në mars të vitit 2020 dhe Ajax e anuloi kontratën e tij disa ditë më vonë.

Ajax tani ka konfirmuar se do t’i paguajë familjes së lojtarit 7.85 milionë euro – si kompensim për dëmet.

/GazetaBlic Sport