Sporti

Aitana Bonmati shpallet fituese e Topit të Artë për femra për vitin 2025

09/22/2025 22:40
nga:Lorik J

Futbollistja e Barcelonës, Aitana Bonmatí, është kurorëzuar fituese e Topit të Artë për Femra për vitin 2025, pas një sezoni fenomenal si për klubin ashtu edhe për kombëtaren.

Në sezonin 2024-25, Bonmati shënoi 20 gola dhe dha 16 asiste, duke e ndihmuar Barcelonën të sigurojë një tripletë historike duke fituar Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Pavarësisht se pësoi një problem shëndetësor pak para Euro 2025, ajo u rikuperua në kohë për të luajtur një rol vendimtar për Spanjën, duke i udhëhequr ata drejt finales së turneut dhe duke fituar çmimin Lojtarja e Turneut.

/GazetaBlic Sport