Lajme

Aida Dërguti ironizon me Qeverinë Kurti: Cili prej luanave shkoi sot në Ambasadë?

01/31/2023 12:41
nga:Y I

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka reaguar në lidhje me takimin e sotëm për Asociacionin në ambasadën amerikane në Kosovë.

Dërguti ka pyetur se “Cili prej luanëve” shkoi sot në këtë takim.

“Cili prej Luanave shkoi sot ne Ambasade?”, ka shkruar Dërguti në profilin e saj në “Facebook”.

Ndryshe Qeveria e Kosovës në këtë takim është përfaqësuar nga shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.