Lionel Messi fitoi çmimin e tij të katërt nga FIFA, si lojtari i ndeshjes në këtë Botëror kundër Kroacisë. Megjithatë, shumë besojnë se i madhi Julian Alvarez është po aq përgjegjës për fitoren. Sulmuesi 22-vjeçar fitoi një penallti për golin e parë të Argjentinës, ndërsa dy të tjerët i shënoi vetë.
Alvarez është një lojtar i Manchester City. Pep Guardiola e përfundoi transferimin e tij në janar të këtij viti dhe Qytetarëve iu desh të paguanin 21.4 milionë euro për River Plate. Lojtari qëndroi i huazuar te River deri në fund të sezonit.
Këtë sezon ai mbërriti në Europë, ku aktualisht gëzon statusin e “vetëm” zëvendësues të parë për Erling Haaland, sulmuesin më të mirë në botë. Ai ka tre gola në Premierligë këtë sezon, që duke marrë parasysh numrin e minutave të luajtura (356), është një paraqitje e shkëlqyer. Ai është po aq i mirë edhe në Champions League, ku tashmë ka dy gola dhe dy asistime.
Historia po shkruhet në Katar
Edhe pse e nisi kampionatin si zëvendësues, Alvarez shpejt tregoi se është në formë më të mirë se Martinez dhe se zakonet e tij i përshtaten më shumë Messit. Pas një disfate tronditëse ndaj Arabisë Saudite, ai nisi ndeshjen e dytë kundër Polonisë dhe shënoi një gol duke e bërë rezultatin 2:0.
Në 1/16 shënoi golin e dytë ndaj Australisë, të cilin Argjentina e fitoi 2:1 dhe Alvarez i realizoi Kroacisë në ndeshjen më të mirë të kampionatit, mbrojtja e së cilës u çmend nga lëvizjet e tij para portës.
Ai aktualisht ka katër gola, dhe vetëm Messi dhe Mbappe kanë më shumë. Me këtë paraqitje ai tashmë është golashënuesi i shtatë më i mirë në historinë e Argjentinës në Kampionatin Botëror. Para tij janë Messi, Batistuta, Maradona, Stabile, Kempes dhe Higuain.
/GazetaBlic Sport