Legia Warszawa dëshiron të largojë yllin e saj, Lirim Kastratin.
Bëhet fjalë për Lirim Kastratin, për të cilin Aleksandar Vukoviq nuk sheh vend në skuadër, raportojnë mediumet polake, përcjell GazetaBlic Sport.
“Vërtet, do të jetë e vështirë të largohet Kastrati, sepse kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2025 dhe klubi në Varshavë shpenzoi 1.5 milionë euro për të. Është e vështirë se do të gjendet shpejt ndonjë ekip që do të mund ta blejë kosovarin me një çmim të ngjashëm”, ka thënë një person nga Legia për meczyki.pl
Edhe Dominik Piechota nga redaksia e newonce.sport ka hedhur shumë dritë mbi situatën e Kastratit.
“Kur e pyeta Vukoviqin për Kastratin, ai përgjigjej rreth e rrotull: Ai ishte me Covid, sapo po kthehet, duhet të paraqitet në një nga dy pozicionet, duhet të luftojë. Por ai e shikoi ‘sparringun’ duke e kapur kokën”, ka shkruar gazetari.
“Kur Legia luan me kundërshtarë të thellë, Kastrati duket shumë i padobishëm. Është e qartë se ai është një lojtar me inteligjencë të kufizuar në fushë dhe bazohet kryesisht në dhuntinë e shpejtësisë. Mirëpo, edhe si driblues dështon”, ka përshkruar Piechota, gazetari polak…
/GazetaBlic Sport


