Sporti

“Ai ka prekur kufirin”, presidenti i Gremios jep lajme shqetësuese për gjendjen shëndetësore të Suarez

06/22/2023 09:45
nga:L J

Presidenti i klubit Gremio, Alberto Guerra ku luan Luis Suarez ka dhënë një lajm shqetësues për shëndetin e sulmuesit uruguaian.

Luis Suarez, sulmuesi uruguaian, duket se po i afrohet pensionit sipas deklaratave të presidentit të Gremio Porto Alegre. Ai foli për një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë të Suarez dhe tha se ai kishte arritur kufijtë e tij për sa i përket trajtimit mjekësor. Ai përmendi edhe mundësinë e një proteze për sulmuesin 36-vjeçar, pa dhënë detaje të tjera.

“Problemi është serioz. Ai bëri shumë injeksione, mori shumë ilaçe. Ai arrin kufirin. Tani, ku qëndron në të vërtetë ai kufi, ne nuk e dimë”, tha Alberto Guerra.

Aktualisht nën kontratë deri në dhjetor 2024 me Gremio, Suarez thuhet se ka diskutuar planet e tij me bordin e klubit. Që nga ardhja e tij, Suarez ka shënuar 14 gola në 26 ndeshje për klubin brazilian, pas një Botërori zhgënjyese me Uruguain.

/GazetaBlic Sport