Sporti

“Ai ka lindur si fitues, do ta shihni se çfarë do të bëjë në Genoa”, ish futbollisti ukrainas s’ka dyshime në suksesin e Shevas

11/08/2021 15:42
nga:Lorik J

Si do të shkojë përvoja e parë e Andriy Shevchenkos si trajner në Itali? Për Oleksandr Iakovenkon, një njohës i vjetër i futbollit dhe tashmë agjent, Sheva do të përmirësojë Genoan, pasi është një fitues i lindur.

“Ai është një fituesi i lindur, do ta shihni në Genoa”, tha fillimisht Iakonenko për TuttoMercatoWeb.

“Edhe pse është një trajner i ri, ai ka ende një përvojë të pasur si futbollist në Itali, duke punuar me një trajner të madh si Carlo Ancelotti. Shevchenko e ka përmirësuar Ukrainën. Ai do të jetë i suksesshëm, ai ka lindur për të qenë i suksesshëm dhe nëse ai thotë të bëni diçka, do të shihni që lojtarët do ta bëjnë, sepse Shevchenko e thotë”, përfundoi ai.

Shevan e pret një punë e vështirë, pasi skuadra e tij do të përballet me Romën në udhëtim të dielën e 21 nëntorit.

/GazetaBlic Sport