Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ia hoqi kapelen veteranit portugez, Cristiano Ronaldos, i cili udhëhoqi Portugalinë drejt fitores 2-1 ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve.
“Ai investon gjithçka në trupin e tij – nga gjumi te ushqimi, te intensiteti i stërvitjes – në mënyrë që asgjë të mos e dëmtojë aq sa duhet në moshën 40 vjeç”, tha Nagelsmann për Ronaldon.
Portugalia do të përballet me Holandën të dielën, me Ronaldon që do të udhëheqë përsëri sulmin e vendit të tij dhe do të ketë mundësinë të shënojë golin e 138-të për ekipin kombëtar.
/GazetaBlic Sport


