Kupa e Botës 2022

Ai është top portier, por dje eskaloi totalisht, Martinez për gjestin: E bëra për francezët!

12/19/2022 09:07
nga:Lorik J

Portieri argjentinas, Martinez e pranoi çmimin si më i miri i turneut dhe e vendosi në vendin e tij intim, duke lënë përshtypjen e një lojtari kontrovers. 

Portieri dha arsye për ekzagjerimin e tij në festë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë i kalova me qetësi penalltitë. Mendoj se bëra gjënë e duhur pas gjithçkaje.”

Portieri shpjegoi edhe gjestin e tij kur mori Dorezën e Artë të Kupës së Botës dhe u tregua brutalisht i sinqertë.

“E bëra sepse francezët më fishkëllyen. Nderi nuk funksionon për mua,” shpjegoi ai në radio stacionin argjentinas La Red.

Ai ka treguar edhe anën e tij të keqe gjatë festës në dhomën e zhveshjes kur ka fyer Mbappen: “Një minutë heshtje… për Mbappen që ka vdekur”.

/GazetaBlic Sport