Sporti

“Ai është një nga më të mirët në botë”, Ancelotti shpreh trishtimin e tij për dëmtimin e Marc-Andre ter Stegen

09/23/2024 15:00
nga:Lorik J

 Carlo Ancelotti shprehu trishtimin e tij për dëmtimin e portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, teksa foli përpara ndeshjes së Real Madridit në La Liga me Deportivo Alaves.

Ancelotti pranoi humbjen e rëndësishme për Barcelonën dhe ofroi urimet e tij më të mira për një shërim të shpejtë.

“Më vjen shumë keq për dëmtimin e lojtarëve kaq të rëndësishëm si Ter Stegen, një nga portierët më të mirë në botë. Shpresoj që ai të shërohet shpejt”, tha Ancelotti gjatë konferencës për shtyp.

Ter Stegen duhet të operohet dhe ai nuk do të luajë më këtë sezon…

/GazetaBlic Sport