Dy drejtues mjetesh janë përplasur verbalisht në Jork të Anglisë dhe njëri prej tyre ka regjistruar të gjithë ngjarjen, ndaj video është përhapur në internet.
Tom Albon, në fakt, ishte duke vozitur nëpër rrugët e Jorkut, kur shoferi i BMW-së ia preu rrugën dhe kaloi para tij disa metra përpara se të merrte një kthesë majtas.
Alboni kishte ndezur kamerën dhe filloi të shante shoferin arrogant, por nuk e priste kështu lëvizjen e tij.
Drejtuesi i BMW Z4 ndaloi në rrugë, zbriti nga makina dhe u nis drejt shoferit që po e shante. Por ky i fundit i tregoi menjëherë se kamera po e incizonte ngjarjen, ndaj gjithçka përfundoi, për fat të mirë, vetëm me një sherr verbal.


