Arif Ahmetxhekaj, kandidat për deputet nga AAK, ka thënë se në Deçan kanë marrë përkrahje të jashtëzakonshme sonte, raporton Gazeta Blic.
“Të gjitha etapat e historisë e tregojnë se Deçani ka qenë, është e do të jetë gjithmonë krenaria e Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Me mbështetje të jashtëzakonshme sonte në Deçan shpalosëm programin e Aleancës për #KosovënFituese
Të gjitha etapat e historisë e tregojnë se Deçani ka qenë, është e do të jetë gjithmonë krenaria e Kosovës!
Faleminderit nga zemra!