Arif Ahmetxhekaj ka njoftuar se do të mbajë numrin 75 në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-NISMA.
Ai ka thënë se lista e përzgjedhur e kandidatëve për deputet është sinonim i punës, përkushtimit dhe arritjeve.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Ramush Haradinaj kryeministër dhe me programin e saj për këto zgjedhje do të bëjë kthesën në Kosovë si gjithmonë” shkruan ai krahas një fotografie me Haradinajn raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Të nderuar miq gjithandej ku ndodheni!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Ramush Haradinaj kryeministër dhe me programin e saj për këto zgjedhje do të bëjë kthesën në Kosovë si gjithmonë.
Lista e përzgjedhur e kandidatëve për deputet është sinonim i punës, përkushtimit dhe arritjeve.
Në këtë listë që do të jetë edhe lista fituese mbaj numrin 75.
Unë besoj në vlerat e Aleancës!
Unë besoj në përkrahjen tuaj!