Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, sot do të vizitojë Shqipërinë.
Ai pritet të zhvillojë një vizitë disa orëshe në Tiranë ku do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
Në lidhje me vizitën e Blinken në Tiranë dhe mesazhet që ai pritet t’i përcjellë Kosovës, ka folur për “Gazeta Blic”, gazetari, Arben Ahmeti.
Ahmeti tha se Blinken pritet të ketë sot mesazhe për Kurtin nga Tirana, mesazhe të cilat do të jenë në të njëjtën linjë me Hovenier, ambasadoren e SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit dhe O’Brien.
“Po, patjetër që Blinken pritet të ketë mesazhe për Kurtin. Ajo çfarë ne nuk duhet të befasohemi është që linja të cilën ambasadori Hoviner e ka plasu tashmë në dy konferenca të ndryshme, ajo që e ka thënë ambasadorja e SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit, kritikat për qeverinë Kurti dhe e fundit e ndihmës sekretarit amerikan O’Brien, të gjitha bashkë do të rikuptimsohen besoj sot në konferncën që do të ketë sekretari Blinken” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”
Ai tutje potencoi se Kosova duhet të ketë parasysh se çfarëdo vendosje e Republikës në marrëdhënie të tilla me SHBA-të mund të jetë përfitim i përkohshëm elektoral por dëm afatgjatë për interesat e vendit.
“Duket që ka një harmonizim të fuqishëm të administratës amerikane dhe që natyrisht ne si opinion dhe qeveria e Kosovës duhet t’i trajtojë seriozisht dhe duhet ta ketë parasysh çfarëdo vendosje e Republikës në marrëdhënie të tilla me SHBA-të mund të jetë përfitim i përkohshëm elektoral por dëm afatgjatë për interesat e Republikës së Kosovës” deklaroi Ahmeti në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
Udhëtimi i kryediplomatit amerikan në Europë nis nga Shqipëria, për të vazhduar më pas në Gjermani.
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarka kryesore e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Yuri Kim mbajtën një konferencë për media, ku dhanë detaje për vizitën e Blinken.
Ata do ta shoqërojnë Sekretarin amerikan të Shtetit në këtë udhëtim.
Kim tregoi se ndalesa e parë e Blinken do të jetë në Shqipëri dhe se ai në Tiranë do të qëndrojë nga ora 11:00 deri rreth orës 7:00 ose 8:00 në darkë.
“Ndalesa e parë do të jetë në thelb një ndalesë ditore në Shqipëri që do të zgjasë nga ora 11:00 deri rreth orës 7:00 ose 8:00 të mbrëmjes. Dhe kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, ku mund të kujtoni se Ndihmës Sekretari Jim O’Brien kohët e fundit ishte atje për të folur për Bosnjë e Hercegovinën, por në çdo rast, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e Europës”, tha Kim raporton ‘Gazeta Blic’.
/Gazeta Blic/
Blinken sot do të vizitojë Shqipërinë


