Lajme

Ahmeti: Vendimi për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët, veprim populist i Kurtit për përdorim elektoral!

06/13/2024 20:13
nga:Y I

“Pagesa e sigurimeve për diasporën është një veprim populist”

Kështu tha në një prononcim për “Gazeta Blic” zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Bardh Ahmeti.

Ahmeti tha se duhet të përqendrohemi në krijimin e kushteve që do të nxisin investimet e diasporës në Kosovë.

“Pagesa e sigurimeve për diasporën është një veprim populist që nuk i adreson nevojat reale të mërgatës sonë, sidomos kur e kemi parasysh se vlera monetare e kësaj polise është e ulët. Në vend se të fokusohemi në masa simbolike dhe të përkohshme, duhet të përqendrohemi në krijimin e kushteve që do të nxisin investimet e diasporës në vendin tonë”

Ai tutje potencoi se veprimet e Kurtit në vazhdimësi janë populiste dhe për perdorim elektoral

“Por kjo nuk është risi, veprimet e Kurtit në vazhdimësi janë populiste, krejtësisht për përdorim elektoral” deklaroi Ahmeti për “Gazeta Blic”


Bardh Ahmeti, PSD!

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se një vendim i tillë ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën.“Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë, e cila parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu” tha ministri i Financave, Hekuran Murati.

/Gazeta Blic/

Mërgimtarët nuk paguajnë as sivjet sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria

Eksperti i ekonomisë: Vendimi i Qeverisë për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët, i duhur!