Lajme

Ahmeti: Vendimi për dinarin është i kotë

03/01/2024 17:23
nga:Sh R

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, e ka quajtur të kotë rregulloren e BQK-së e cila e ndalon dinarin serb.

Ai në emisionin “Five” të TV Dukagjinit tha se personat përgjegjës në Qeverinë e Kosovës nuk e kuptojnë konceptin e parasë dhe të valutave.

“E kam quajtur vendim kot në aspektin ekonomik, ndaq në aspektin për sovranitet, për shkak se kur e mendon se sip o prezantohet sot, personat kryesor nuk po e kuptojnë konceptin e parasë apo valutës për të thënë se kjo është e rëndësishme për ta bërë tani e me këtë urgjencë”, tha ai.

Tutje ai tha se vendimet në politikat publike nuk duhet të jenë të paparashikueshme nga qytetarët. Ai theksoi se Qeveria duhet t’i shohë serbët në veri si qytetarë të Kosovës dhe të përkujdeset për ta.

“Asnjë vendim në politika publike nuk merret i cili nuk është i parashikueshëm nga qytetarët. Kur je qytetarë I një vendi nuk mundesh sit ë zgjohesh në mëngjes e sheh që e diçka ka ndryshu. Qytetarët në veri janë të Kosovës jo të Serbisë, ata janë prioritet dhe duhet të përkujdeset Qeveria e Kosovës”, tha ai.

Tutje ai tha se kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, e ka lejuar përdorimin e valutave të tjera përpos dinarit më 1999.