Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka takuar gratë sipërmarrëse nga Lipjani, raporton Gazeta Blic.
“Fuqizimi i grave është ndër objektivat tona kryesore, kemi ofruar programe me grante sepse kur gratë janë të fuqishme financiarisht, kemi një shoqëri më të qëndrueshme, më të drejtë dhe më të begatë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Sot kisha kënaqësinë të zhvilloj një bashkëbisedim me gratë ndërmarrëse nga Lipjani, të cilat me përkushtim dhe guxim po zhvillojnë bizneset e tyre të vogla në qytetin tonë.
Fuqizimi i grave është ndër objektivat tona kryesore, kemi ofruar programe me grante sepse kur gratë janë të fuqishme financiarisht, kemi një shoqëri më të qëndrueshme, më të drejtë dhe më të begatë.


