Lajme

Ahmeti takime me përkrahës në Hallaq të Madh e Dobrajë të Madhe: Lipjanin që po ndërtojmë dhe vizionin për të ardhmen

08/24/2025 21:31
nga:G B

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur takim me miq e mbështetës në Hallaq të Madh, raporton Gazeta Blic.

Më pas, ai ka qenë në familjen kandidatit Gent Syla.

“Sonte isha i pranishëm në familjen e kandidatit Gent Syla së bashku me familjarë, qytetarë, miq e përkrahës në një takim të ngrohtë ku folëm për Lipjanin që po ndërtojmë dhe vizionin tonë për të ardhmen. Faleminderit Gentit për dhuratën!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

E, në mbrëmje Ahmeti ka vazhduar takimet në mesin e familjes Llugiqi, në Dobrajë të Madhe.

“Takimet tona i vazhduam me shumë kënaqësi në mesin e familjes Llugiqi, në Dobrajë të Madhe.

Anila, si Drejtoreshë e Kulturës dhe Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Lipjan, njëherësh edhe kandidate për Asamblenë Komunale, është shembull i përfaqësimit të denjë të grave në politikë. Ajo ka dëshmuar me punë dhe angazhim se zëri i gruas është thelbësor në vendimmarrje dhe në zhvillimin e komunës sonë.

Si Drejtoreshë e Kulturës, Anila ka realizuar një sërë aktivitetesh dhe projektesh me ndikim të madh për qytetin.

Mikpritja e ngrohtë e familjes së madhe Llugiqi në Dobrajë të Madhe dhe Reçica e bëri këtë takim edhe më domethënës, duke forcuar bindjen tonë se së bashku mund të vazhdojmë më tutje”, ka shkruar në Facebook Imri Ahmeti./Gazeta Blic/