Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit njëherësh kryetar i kësaj komune, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se Remzi Mehmeti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-komandant i batalionit në Brigadën 123, i bashkohet vizionit “Me punë për Lipjanin”.
Pas luftës, Mehmeti ka kontribuar edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke treguar përkushtim të pandërprerë për vendin.
Sot, ai vjen të japë kontribut në zhvillimin e komunës, duke ruajtur kujtesën historike dhe respektin për vlerat e UÇK-së.
“Mirësevjen Remzi,” ka shkruar Ahmeti.
Njoftimi i plotë:
Remzi Mehmeti, i bashkohet vizionit për të ardhmen e Lipjanit.
Remzi Mehmeti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër ushtarët e hershëm të saj, komandant batalioni në kuadër të Brigadës 123, i bashkohet vizionit tonë “Me punë për Lipjanin”.
Pas luftës, Remziu kontribuoi edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e tij të pandërprerë për vendin.
Sot, me vullnet e gatishmëri, ai vjen të japë kontribut në progresin dhe zhvillimin e komunës sonë – duke sjellë me vete kujdesin për kujtesën historike dhe respektin e thellë për vlerat e UÇK-së.
Mirësevjen Remi.


