Lajme

Ahmeti: Refuzimi i shtrirjes së gypave për gaz na bën të varemi nga Serbia për energji elektrike

10/01/2021 18:59
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se debati i gasit është i shtruar gabimisht.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se dështimi i termocentralit të ri dhe refuzimi i shtrirjës së gypave për gas në gjithë Kosovën, na bën të varur në përqindje të rrezikshme nga energjia elektrike nga Serbia.

“Nuk është çështja a je pro apo kundër Amerikës por çka bën ky vendim për Kosovën. Siguria energjetike është çështje e sigurisë nacionale” shkruan Ahmeti.

Postimi i plotë:

Debati i gasit është i shtruar gabimisht.

Nuk është çështja a je pro apo kundër Amerikës por çka bën ky vendim për Kosovën. Siguria energjetike është çështje e sigurisë nacionale.
Dështimi i termocentralit të ri dhe refuzimi i shtrirjës së gypave për gas në gjithë Kosovën, na bën të varur në përqindje të rrezikshme nga energjia elektrike nga Serbia ose përmes Serbisë që e bën Serbinë me fuqi të panevojshme në Kosovë.

Pra kostoja është e nënvlerësuar sepse nuk përfshin rëndësinë e sigurisë.
P.S. Projekti i gasit nuk ishte për blerjen e gasit por parashihte shtrirjen e infrastrukturës për gas në krejt Kosovën që të na jep mundësine të vendosim se a bljemë gas apo
energji nga burimet tjera.

Projekti përfshinte një grant 200 milion nga ShBA e 97 milion kredi nga BERZH.

Kjo mundësi është humbur. Tash në qoftë se duam të bëmë të njejtem gjë do të jetë shume e shtrenjtë dhe goxha e vështirë me u lidh me TAP. Gasi kushton më lirë se qymyri, ka rezerva të mjaftueshme si dhe ka mesatarisht 50 përqind më pak emitime të gaseve se qymyri.