Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të fotografisë në media ku shihej bashkë më kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ahmeti ka mohuar rikthimin në politikë dhe për takimin me Lladrovcin ka thënë se ishte thjesht takim miqësor.
“Para se me më pyt mediat e para se me u shpërnda në rrjete, Jo, nuk jam tu hy në politikë. Kam miq në çdo parti dhe me qef i takoj sa herë që i shoh dhe ja u them atë që mendoj. Falemnderit për vëmendjen” – ka shkruar ai.


