Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar sërish për krizën ekonomike në vend, derisa ka përdorur një shpjegim të ekonomistit Keynes, që thotë se në VV ishte si ndikimi kryesor ekonomik, raporton Gazeta Blic.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria në njërën anë ka rritur kursimet që Keynesi do të thoshte është pak se duhet edhe më shumë presion, mirëpo në anën tjetër shpërndarja e 100 eurove në konsum e import pikërisht rrit kërkesën agregate dhe rrit çmimet edhe më tutje.
Postimi i tij i plotë:
Po më duhet me e përsërit edhe njëherë një shpjegim të shkurtë të ekonomistit Keynes që në VV e kishim si ndikimin kryesor ekonomik. Po parafrazoj
- Inflacioni i papritur (ngritja e çmimeve) rezulton në rishpërndarje të rrezikshme dhe arbitrare të pasurisë që sjellë tek pabarazi të mëdha”. Ndërmarrësinë dhe biznesin e nën të pasigurt dhe e kthen nga racionalja tek llotari dhe bixhozi. Duke gjeneruar rrezik dhe pabarazi e shkatërron besimin te drejtësia e institucioneve (trusti, akciza, taksat, etj)
- Inflacioni shkund stabilitetin e presupozuar të parasë duke lëvizur kontratat dhe marrëdhëniet në mes të huamarrësve dhe huadhënësve.
Paramendone një ndërtues që punon me shitjet në të kaluarën, ndërton me çmime të sotme dhe pret fitimin me shitje në të ardhmen – tronditje e madhe, ose një shitblerës ushqimor i cili e blen një produkt me 1 euro, e shet me 1.1 por kur shkon me ble prapë është 1.2). Probleme me cashfloë, banka, profit që rezulton në më pak vende të punës.
- Inflacioni shkakton pakënaqësi sociale dhe atë pakënaqësi e drejton te bizneset profitez e të cilëve konsiderohen shkak i inflacionit e jo pasojë. Pakënaqësia përdoret nga qeveritë për ta sulmuar Klasën e Bizneseve por gjithmonë komplet në mçnyrë arbitrare – pra ata që i konsideron armiq i etiketon e miqët i afron.
- Inflacioni sjellë ilaqe të gabuara duke shenjuar fiksimin e çmimeve dhe shkurtimin e profiteve të sektorëve të caktuar që sjellin më shumë dëme se sa vet inflacioni.
Në fund Keynes citon Leninin i cili kishte thënë se mënyra më e mirë me e shkatërru sistemin kapitalist është sulmi ndaj parasë. Kjo sjell deri te transferi i fshehtë i parave nga qytetarët te shteti. Ky transfer është shumë i shpejtë (gëzimi i Bislimit me ekstra 15 milion euro)
Keynes ishte pajtuar dhe kishte thënë se nuk ka mënyrë më të mirë se për t’i ndërruar karrigat në tavolinë. Procesi i përdor të gjitha forcat e fshehura të ekonomisë që 1 person në 1 milion nuk mundet me i ra në fije.
Monetaristët e djathtë gjithmonë e kanë kritikuar Keynes si ekonomist që nuk është marr me inflacionin. Në fakt është marr shume por nuk kane dasht me i dëgju argumentet.
Qeveria në njërën anë pa dëshirë ka rritur kursimet që Keynesi do të thoshte është pak se duhet edhe më shumë presion. Por në anën tjetër shpërndarja e 100 eurove në konsum e import pikërisht rrit kërkesën agregate dhe rrit çmimet edhe më tutje.
Koncentrohuni!


