Lajme

Ahmeti: Qytetarët e Rubovcit të Madh, Kojskës dhe Rubovcit të Vogël, të mobilizuar për fitore!

09/30/2025 21:39
nga:Y I

Kryetari i Lipjanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga LDK-ja në zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka takuar sonte qytetarët e Rubovcit të Madh, Kojskës dhe Rubovcit të Vogël.

Ahmeti tha se ‘entuziazmi dhe mbështetja e tyre treguan se ky tubim është burim force për vizionin tonë, për punën konkrete dhe për të ardhmen që po ndërtojmë së bashku’.

“Mesazhi është i qartë Rubovci i Madh, Kojska dhe Rubovci i Vogël janë në rrugën e zhvillimit dhe nuk ka kthim prapa.Faleminderit për besimin tuaj të palëkundur.Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sonte qytetarët e Rubovcit të Madh, Kojskës dhe Rubovcit të Vogël, të mobilizuar për fitore

Entuziazmi dhe mbështetja e tyre treguan se ky tubim është burim force për vizionin tonë, për punën konkrete dhe për të ardhmen që po ndërtojmë së bashku.

Mesazhi është i qartë Rubovci i Madh, Kojska dhe Rubovci i Vogël janë në rrugën e zhvillimit dhe nuk ka kthim prapa.

Faleminderit për besimin tuaj të palëkundur.

Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!

#LDK113