Kryetari i Lipjanit njëherësh kandidat për kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit nga LDK-ja, Imri Ahmeti, ka mbajtur takim me qytetarët e Magurës.
Ahmeti tha se ‘në qytetëzën e minatorëve, aty ku dikur brezi i guximshëm, me grevat në minierë, mes tyre edhe babai im, ngritën zërin për lirinë e vendit, sot u ngritën sërish, por për një qëllim tjetër, zhvillimin e Magurës’.
Ai potencoi se sot qytetarët e Magurës u bashkuan masivisht për programin e zhvillimit dhe për punën që duhet të vazhdojë.
“Sot qytetarët e Magurës u bashkuan masivisht për programin e zhvillimit dhe për punën që duhet të vazhdojë, në mënyrë që Magurja të kthehet përsëri në qytetëzën e bukur të këtij rajoni.Kjo mbështetje dhe ky besim e bëjnë fitoren të pakontestueshme!Faleminderit Magurë” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Magurja u bë epiqendra e fitores tonë
Në qytetëzën e minatorëve, aty ku dikur brezi i guximshëm, me grevat në minierë, mes tyre edhe babai im, ngritën zërin për lirinë e vendit, sot u ngritën sërish, por për një qëllim tjetër, zhvillimin e Magurës.
Sot qytetarët e Magurës u bashkuan masivisht për programin e zhvillimit dhe për punën që duhet të vazhdojë, në mënyrë që Magurja të kthehet përsëri në qytetëzën e bukur të këtij rajoni.
Kjo mbështetje dhe ky besim e bëjnë fitoren të pakontestueshme!
Faleminderit Magurë!
#LDK113


