Lajme

Ahmeti: Qëndrimi i PDK-së për zgjedhjet e ka prolonguar dorëheqjen e Kurtit

05/30/2024 21:50
nga:Y I

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, vlerëson se qëndrimi i PDK-së për zgjedhjet mund të ketë prolonguar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ahmeti mes tjerash potencon se Kurti është dorëzuar si kryeministër kur ka shprehur gatishmëri për të shkuar në zgjedhje.

“Mund ta ketë prolonguar, nuk jam te ajo pjesa e njerëzve që e ka prishur këtë situatë por unë mendoj që është prolonguar për një momentum të caktuar. Albin Kurti është dorëzuar si kryeministër në momentin kur ai ka shprehur gatishmëri për të shkuar në zgjedhje”, u shpreh Ahmeti në Rubikon .

“Cilat janë arsyet që ai dëshiron të shkojë në zgjedhje? Ai ka trumbetuar që do ta çojë mandatin deri në fund, tani erdh me një situatë, e para për t’i ikur vëmendjes me këtë huqje të madhe drastike të Këshillit të Evropës, e dyta ndoshta për të futur përçarje mes opozitës dhe për të ngrehur një takim të madh rreth takimit të kryeministrit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës”.