Sonte pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel, raporton Gazeta Blic.
Pjesë e agjendës së takimit do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit si dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Zyrtari për media i PSD-së, Bardh Ahmeti, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se urgjenca e Albin Kurtit për të formuar Asociacionin është një veprim i pamatur i tij.
“Është bërë e qartë që takimi i 2 majit fokus kryesor do të ketë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Këtë e konfirmoj edhe lehtësuesi i dialogut, z.Lajçak. Gradualisht, marrëveshja e Ohrit po merr formë dhe përmbajtje. Siç e kemi thënë, obligimi kryesor nga ajo marrëveshje, në planin e saj të zbatimit, është pranimi i Kurtit që të formoj Asociacionin. Urgjenca për ta krijuar atë është pikërisht nga veprimet e pamatura të Kurtit, i cili qëllimshëm trajton veriun si problem sigurie e jo si çështje politike, efektivisht duke komunikuar me qytetarët atje me gjuhën e policisë e jo të solidaritetit dhe ofrimit të një zgjidhjeje të përhershme ashtu siç do të duhej të ishte synimi”
Ahmeti tutje shtoi se marrëveshja e Ohrit është e dëmshme sepse nuk e trajton thelbësisht problemin politik në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka tendencë të krijoj status-quo të re pa njohje të ndërsjelltë dhe me Asociacion në formën e pushtetit paralel.
“Marrëveshja e Ohrit është e dëmshme sepse nuk e trajton thelbësisht problemin politik në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka tendencë të krijoj status-quo të re pa njohje të ndërsjelltë dhe me Asociacion në formën e pushtetit paralel. Ky është rreziku të cilin duhet ta kundërshtojmë dhe kritikojmë fuqishëm” deklaroi Ahmeti për “Gazeta Blic”
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë para takim të sotëm që do të mbahet sot në Bruksel, se statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane, raporton Gazeta Blic.
“Ekipi drejtues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë ka në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Së fundi, duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, tha Lajçak për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”.
Lajçak pak orë para takimit Kurt-Vuçiq: Nuk e di çfarë përmban drafti për Asociacioni


