Lajme

Ahmeti, PSD: Tensionet në veri duhet të ndalen menjëherë e bashkë me to edhe dialogu!

06/17/2023 16:46
nga:Y I

Zyrtari për media i PSD-së, Bardh Ahmeti, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”  ka thënë se në këto momente që ndodhemi tensionet në veri duhet të ndalen menjëherë e gjithashtu edhe dialogu, pasi nuk po arrin të sjell paqe e zgjidhje të përheshme.

Ai duke folur për sulmet e ndodhura ndaj gazetarëve dje, tha se policia duhet të jetë garantuese e sigurisë së tyre njëjtë siç ishte për minsitrin Elber Krasniqi.

“Policia e Kosovës duhet të jetë garantuese e sigurisë së gazetarëve, njejtë siç ishte për ministrin Elbert Krasniqi. Sulmi ndaj gazetarëve në veri është akt i papranueshëm. Nuk guxojmë të harrojmë asnjëherë se çfarë i parapriu sulmit ndaj tyre janë një seri veprimesh, nga Kosova e Serbia, me qëllim për të tensionuar situatën në veri. Prandaj, veprimet tensionuese në veri duhet të ndalen menjëherë e bashkë me të edhe korniza dialoguese e cila, në formë e funksion, s’po arrinë të sjell paqe e zgjidhje të përhershme në mes të dy vendeve” tha Ahmeti për “Gazeta Blic’

Ai tutje theksoi se shëndeti dhe jeta e gazetarëve duhet të mbrohen me çdo kusht.

“Detyrat që gazetarët i kanë kryer javëve të fundit në raportim janë të paçmueshme. Shëndeti, jeta dhe mirëqenia e gazetarëve duhet të mbrohet me çdo kusht. Veprimet ose mosveprimi në terren për të arritur këtë qëllim duhet të kritikohet si i tillë pa abstrahuar tek qëllimet e motivet prapa tyre. Tash, është e rëndësisë jetike që gazetarët të jenë të mbrojtur e siguruar dhe që sulmuesit të vihen para drejtësisë. Mbi të gjitha, tensionimi në veri duhet të ndaloj menjëherë” tha Ahmeti .

Gjatë ditës së djeshme ka patur një sërë sulmesh ndaj gazetarëve nga bandat kriminale në veri të vendit, raproton Gazeta Blic.

“Bashkësia Ndërkombëtare është duke i fryrë erës së luftës mes Kosovës dhe Serbisë”