Megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ende nuk ka ndodhur procesi i certifikimit të rezultatit zgjedhor.
Pak ditë më parë, Lëvizja Vetëvendojse, ka kërkuar nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa që të anulojë rezultatet e votimit me postë dhe të urdhërojë Komisionin Qendror Zgjedhore që të përsërisë votimin, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga PZAP-ja.
Nga zgjedhjet e një muaji më parë asnjëra nga subjektet politike nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme për t’a formuar e vetme Qeverinë.
Në lidhje me vonesat në certifikimin e rezultatit zgjedhor dhe procesin e formimit të Qeverisë ka folur për “Gazeta Blic”, zyrtari i Partisë Soacial Demokrate, Bardh Ahmeti.
Ahmeti tha se kjo zvarritje po i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas Ahmetit, është në ‘gjah për numra’.
Ai tutje theksoi se nëse Lëvizja Vetëvendosje e formon Qeverinë ky është faj dhe përgjegjësi e opozitës e cila është e kapur pas pozitave.
“Nuk di nëse zvarritja është duke ndodhur me paramendim, por gjithsesi kjo po i konvenon partisë VV e cila është ne gjah për numra dhe tejet sekrete në këtë proces.Si do të jetë koalicioni formues i Qeverisë nuk e themi dot tani me siguri, por ajo sesi do të duhej të ishtë është më e rëndësishme të flasim. Në rast se LVV-ja e formon Qeverinë ky është faj dhe përgjegjësi e opozitës e cila është kapur pas pozitave (kujtoni LDK-në) duke e vendosur veten para interesit të Kosovës” deklaroi Ahmeti për “Gazeta Blic”.
Ahmeti tha se si subjekt politik janë të bindur se partitë opozitare do të duhej t’a formomin Qeverinë dhe t’a dërgonin Kurtin në opozitë.
Ai tha se ‘Kurti është tejet i rrezikshëm për t’ia lënë në dorë Kosovën’.
“PSD është e bindur se partitë “opozitare” do të duhej ta formonin qeverinë dhe ta dërgonin Kurtin ne opozitë. Është edhe nevojë e kohës, duke parë marrëdhënet ndërkombëtare dhe ndryshimet tektonike që po ndodhin me ardhjen me Trumpit në pushtet. Kurti është tejet i rrezikshëm për t’ia lënë në dorë Kosovën” tha Ahmeti në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


