Sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për KPM-në vetëm me votat e partisë në pushtet.
Pas miratimit të këtij Ligji kanë ardhur regime të shumta.
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se mediat janë pengesë e rëndësishme e pushtetit prandaj edhe janë cak i vazhdueshëm i kërcënimit e shantazhit.
Ahmeti tha se me Ligjin për KPM-në, synimi është i qartë, nështrimi përmes kontrollit.
“Mediat janë pengesë e rëndësishme e pushtetit prandaj dhe cak i vazhdueshëm i kërcënimit e shantazhit nga po ky pushtet. Synimi është i qartë, nënshtrimi përmes kontrollit. Pikërisht këtë ja mundëson ligji i ri i KPM-së” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.
Zyrtari i PSD-së tha se “garanca e lirisë është mundësia e vetme që e kemi për ta luftuar pushtetin autoritar”
“Liria e mediave është shtyllë thelbësore e demokracisë. Teksa Kurti vazhdon të konsolidoj veten si autoritar kjo liri po vazhdon të cënohet. E pikërisht garanca e lirisë është mundësia e vetme që e kemi për ta luftuar pushtetin autoritar” tha Ahmeti në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
Në reagimin e bërë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thuhet se “Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë”
“Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre. Votimi i sotëm do të ketë një tjetër efekt negativ në renditjen e vendit në raportet ndërkombëtare të fushës. AGK-ja, bën thirrje për përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore dhe kushtetuese për ta kundërshtuar hyrjen në fuqi të ligjit” thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


