Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka komentuar modelin e Belgjikës lindore, i cili po flitet se mund të propozohet nga dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si marrëveshje finale Kosovë – Serbi.
Ahmeti ka thënë se një model i tillë ishte bërë edhe në 2010, dhe se përtej kundërshtimin duhet kuptuar se kanë kaluar 10 vite, dhe ne ënde nuk jemi definuar.
“Modeli i Belgjikës lindore për veriun e Kosovës dukej kompromis i bute edhe kur e patëm raportuar për herë të parë si model, diku ne vitin 2010. Ambasadoret e atëhershëm te QUINT flisnin në intervista rreth këtij modeli ose atij të Tirolit Jugor.Ndoshta nuk ka nevoje të rikthehemi tek pozicionet e pushtetit dhe opozitës se atëhershme kosovare rreth këtij dhe secilit model për veriun. Patriotizëm e patetizëm”
“Edhe javën e ardhshme kur në Prishtine do të qëndrojë Escobar, mund të reagohet me patetizëm e patriotizëm karshi ndonjë propozimi eventual. Andaj, të hënën, qeveria dhe presidenca, parlamenti e opozita duhet të jenë të gatshëm për unitet e konstruktivitet karshi propozimeve”, shkroi Ahmeti në postimin e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Modeli i Belgjikës lindore për veriun e Kosovës dukej kompromis i bute edhe kur e patëm raportuar për herë të parë si model, diku ne vitin 2010.
Ambasadoret e atëhershëm te QUINT flisnin në intervista rreth këtij modeli ose atij të Tirolit Jugor.
Ndoshta nuk ka nevoje të rikthehemi tek pozicionet e pushtetit dhe opozitës se atëhershme kosovare rreth këtij dhe secilit model për veriun.
Patriotizëm e patetizëm.
Edhe javën e ardhshme kur në Prishtine do të qëndrojë Escobar, mund të reagohet me patetizëm e patriotizëm karshi ndonjë propozimi eventual.
Por përtej llajkave që mund të marrim në momentin e kundërshtimit, duhet ta kuptojmë se kane kaluar mbi një dekadë nga viti 2010 dhe ne ende nuk jemi definuar.
Ende merremi me probleme të sovranitetit e mungesës së qartësisë në një pjesë të territorit te vendit.
Andaj, të hënën, qeveria dhe presidenca, parlamenti e opozita duhet të jenë të gatshëm për unitet e konstruktivitet karshi propozimeve.
Marrëveshja është e pashmangshme dhe e domosdoshme, përmbajtjen e saj mund ta zgjedhim.
Sepse siç tha Ecobar: Kompromisi mund te jete i pamundshëm, por pastaj ( kur behet) nuk është me.
Hulumtimi i televizionit zviceran për luftën klanore mes kosovarëve, lidhjet me politikën


