Lajme

Ahmeti për Vetvendosjen: Nga cep më cep, ka shkuar në cep të As-As

04/21/2025 21:56
nga:G B

Situata politike në të cilën po gjindet vendi tash e sa muaj po shkakton reagime të shumta në opinion.

Sipas gazetarit, Arben Ahmeti lëvizja Vetvendosje tashmë ka mbetur në një situatë larg asaj që e priste në fushatë, larg Cep më Cep.

Ahmeti mes tjerash thotë se kreut të saj, Albin Kurtit i kanë mbetur dy zgjidhje, njëra sipas tij e pamundur.

“Albin Kurti është drejt vitit të pestë të qeverisjes.

Por, siç thotë vetë shifra: nuk është arritur as gjysma e gjysmës së asaj që ishte premtuar.Qeverisja nuk është idealizëm. Është vendimmarrje, kompromis, dhe ndonjëherë, heshtje.

Kjo bie ndesh me filozofinë e “over control” që Kurti e ka ndërtuar“, shkrun ndër të tjera ai.