Lajme

Ahmeti për LDK-në: Opozitarizëm i gabuar, duhet formulë tjetër për t’u rikthyer aty ku e ka vendin

02/10/2025 19:31
nga:G B

Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka komentuar rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të zgjedhjeve si dhe renditjen e LDK-së në vendin e tretë.

Ai ka thënë se LDK-ja ka mbështetje popullore, teksa shton se diçka nuk po funksionin në qendrën e kësaj partie.

“Kalkulim totalisht i gabuar i fushatës dhe i opozitarizmit, duhet me gjet një formulë që LDK-në e kthen aty ku e ka vendin. Edhe në projeksionin me optimist të Lumirit, 190 mijë vota mund të shkojë LDK-ja. LDK është larg për me qenë konkurruese, larg për me qenë fituese e zgjedhjeve”, ka thënë Ahmeti.