Lajme

Ahmeti për Gjykatën Speciale: Një grup i meraklive të rrogave të mëdha, po i japin shenjat e fundit të paftyrësisë së tyre

12 orë më parë
nga:G C

Gazetari Arben Ahmeti ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara që nuk po lejojnë ish-presidentin Hashim Thaçi të merrë pjesë në varrimin e babait të tij, raporton GazetaBlic.

Ai ka akuzuar një grup juristësh që, sipas tij, janë të fokusuar vetëm në përfitime të mëdha financiare dhe që po e shtyjnë procesin drejt një fundi të turpshëm, për të shmangur dështimin e tyre.

Ahmeti ka theksuar se refuzimi për të lejuar Thaçin në varrim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe ka paralajmëruar se ata që qëndrojnë pas këtij vendimi janë duke dëshiruar që ky proces të përfundojë në mënyrë të pa drejtë.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Nje grup juristesh merakli te rrogave te medha, te kurthuar nga nje ish kryeprokuror qe linqon politikisht me komunikata, po i japin shenjat e fundit te paaftyresise se tyre.

Po duan ta behen te padurueshem. Po duan qe dikush te shkoj e t’i terheqe zvarre. Po duan qe dikush te u’a mbys ndonje deshmitare apo qe ndonjani prej tyre te beje vetevrasje. Gjithcka po duan vetem qe ky proces te mos perfundoje normalisht.

Po e duan nje fund jonormal per te shmangur deshtimin e tyre.

Sepse fundi i procesit do t’i turperoje.

Fundi i procesit do te tregoj se qe 5 vite, disa clirimtare ishin peng i deshirave per rroga te medha nga disa te ashtuquajtur juriste.

Refuzimi per pjesemarrje ne varrim eshte shkelje e te drejtave te njeriut.

Ata e dine.

Dhe ata duan qe ne te reagojme.

T’i shpetojme nga fundi i turpshem.