Lajme

Ahmeti: Për 20 vjet në Kosovë kanë qenë vetëm 7 radarë që e kanë matur shpejtësinë

05/20/2024 21:22
nga:G B

Një fenomen shqetësues në Kosovë është edhe fakti se për 20 vjet në Kosovë kanë qenë vetëm 7 radarë që e kanë matur shpejtësinë.

Kështu thotë për emisionin Expose, Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit.

“Sa të kemi policë në rrugë e sa të mund të punojnë do të ketë një përqindje e rënies së numrit të aksidentit por jo në atë gjendje që e pret popullata sepse ne e dimë që në të kaluarën kanë qenë vetëm 7 radarë dhe me ta kanë punuar për 20 vite dhe prej tyre s’kanë punuar të gjithë. Kësisoj e kemi pasur gjendjen. Përndryshe, nëse e gjobit një person që nuk e kapë radari, në përkufizim të shpejtësisë nuk mund të gjobitet dhe gjobat më të mëdha bëhen te kufizimi i shpejtësisë apo paaftësia për ngasje. E qartë është ajo por kultura me të cilën që duhet ta kemi dhe t’i respektojmë rregullat, p.sh rripi i sigurisë s’do ndonjë pajisje të veçantë për t’u vendosur. Për shembull Austria ka kufizime shumë më të larta që ka hyrë në fuqi nga 1 marsi 2024. Atje për gara ilegale me vetura siç po bëhen në vend, dënimi shkon deri në 5 mijë euro dhe askush s’ka të paguajë një gjobë të tillë por shteti ka vendosur një prag që të ketë një ulje të aksidenteve si masë preventive”, thotë ai.

Eksperti i komunikacionit, ka vërejtje në ligjin e ri të komunikacionit.

Ai thotë për “Expose” se ka anomali në këtë ligj.

Sipas tij, gjobat do të duhej rritur tek kufizimi i shpejtësisë, dhe është dashur intervenuar tek shoferët që përdorin alkoolin.

“Unë sa i pashë dënimet, nuk jam kundër ngritjes së gjobave por jam kundër që nuk vendoset inteligjenca artificiale, këtu e kam hallin kurse për rritje të gjobave mendoj se është në rregull sepse pse hyhet në dritën e kuqe, të gjithë i dimë rastet kur hyjnë në dritën e portokalltë, është e padrejtë kjo kështu. Pse e bëjnë këtë? Sepse njerëzit nuk duan të presin, nuk duan rregulla, atëherë shteti është detyruar me patjetër që të bëjë diçka që thjesht të na disiplinojë. Kjo është masë preventive për siguri. Kur ndalemi dhe e analizojmë numrin e të aksidentuarve me fatalitet dhe me dëme materiale, ia kalon çdo shifër e cila mund të mendohet mjetet ose të hyrat të cilat i kemi sepse çdo aksident shkon 10 deri në 13 mijë euro. Ka anomali në ligj. Unë çka e kam vërejtur sidomos kufizimin e shpejtësisë do ta bëja më të shtrenjtë gjobën se që është, pastaj hyrjen në semafor në dritë të kuqe është e ulët në krahasim me rripin e sigurisë. Çdo i pesti i aksidentuar në botë sot është si rezultat i alkoolit. Edhe këtu është dashur të intervenohet. Në Kosovë nuk ta matin as alkoolin kur të ndalin për rritje të shpejtësisë, sepse nuk kanë alkool matës ndërsa kjo nuk ndodh dhe në vendet e Evropës”, deklaron Bekim Ahmeti./Gazeta Blic/

10/13/2024 22:47

Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Beteja e fundit në Hagë ishte shumë e vështirë, dënimi ishte i padrejtë!