Lajme

Ahmeti: Pas zhvillimeve të fundit, zgjedhjet në Mitrovicë tashmë janë me fusnotë!

11/11/2025 22:29
nga:Y I

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet në Qendrën e Numërimit për zgjedhjet në Mitrovicë.

Ahmeti ka thënë se Kosova është përgëzuar për organizim të zgjedhjeve nga miq e armiq.

Por, me këto që ndodhën në Mitrovicë, ai tha se tashmë këto zgjedhje janë me fusnotë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Një nga konstantet në zgjedhjet e mbajtura në dhjetë vitet e fundit në Kosovë ka qenë besimi në procesin zgjedhor. Për këtë jemi përgëzuar nga miq e armiq në regjion e në botë. Më e rëndësishmja ka qenë besimi i secilit qytetar që vota nuk shtrembërohet.

Tash mund të ketë edhe hetime edhe sqarime edhe shpjegime. E vërteta mund të jetë prej gabimit teknik e deri te ndërhyrjet.

Pavarësisht kësaj, zgjedhjet lokale 2025, specifikisht ato në Mitrovicë tashmë janë me me fusnotë e kjo është hap prapa. Rëndësia e hetimit të plotë të pavarur nuk është e rëndësishmë vetëm për zbardhjen e rastit në Mitrovicë, por për edhe për mbylljen e dyshimeve në të ardhmen nga qytetarët e këtij vendi.

Demokracinë e dojmë por duhet edhe ta ruajmë e mbrojmë.