Lajme

Ahmeti: Nga sot Dobraja e Madhe ka stadiumin e saj të ri, një stadium modern, me standarde bashkëkohore!

09/20/2025 17:28
nga:Y I

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka qëndruar sot në Dobrajë të Madhe ku u inagurua stadiumi i ri.

Ai u hap zyrtarisht me një ndeshje mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti.

“Një stadium modern, me standarde bashkëkohore, që plotëson të gjitha kushtet për klubin KF Arbëria.Urime Dobraja, urime KF Arbëria! Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Nga sot, Dobraja e Madhe ka stadiumin e saj të ri, që u hap zyrtarisht me një ndeshje mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti.

Një stadium modern, me standarde bashkëkohore, që plotëson të gjitha kushtet për klubin KF Arbëria.

Urime Dobraja, urime KF Arbëria! Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re!