Lajme

Ahmeti në takim me Osmanin: Shqiptarët në RMV po përballen me një ofensivë të rrezikshme, janë në shenjestër nga një bosht hibrid

04/29/2025 20:05
nga:Y I

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me presidenten Osmani.

Ahemti uroi formimin sa më të shpejtë të institucioneve si dhe u dakordua nevoja për bashkëkomunikim dhe bashkëpunim më të ngushtë të qëndrimeve në mbrojtje të interesave të përbashkëta dhe për ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe integrimit euroatlantik në rajon.

Ai ngriti shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët janë vënë në shënjestër nga një bosht hibrid .

“Sot, shqiptarët po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për qëllim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një instrument partiak që po anulon themelet e barazisë si gjuha shqipe dhe mekanizmat e balansuesit dhe badenterit.
Kjo është një shkelje flagrante e barazisë ndëretnike” tha Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.

Shkrimi i plotë:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, u prit sot në Prishtinë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe pati në fokus situatën politike në dy vendet tona, sfidat rajonale, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe zhvillimet shqetësuese në Maqedoninë e Veriut.

Z. Ahmeti falënderoi Presidenten Osmani për mikpritjen dhe e vlerësoi lart rolin e saj udhëheqës në përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai uroi për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe uroi formim sa më të shpejtë të institucioneve si dhe u dakordua nevoja për bashkëkomunikim dhe bashkëpunim më të ngushtë të qëndrimeve në mbrojtje të interesave të përbashkëta dhe për ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe integrimit euroatlantik në rajon.

Në këtë kontekst, z. Ahmeti ngriti shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët janë vënë në shënjestër nga një bosht hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve.

“Sot, shqiptarët po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për qëllim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një instrument partiak që po anulon themelet e barazisë si gjuha shqipe dhe mekanizmat e balansuesit dhe badenterit.
Kjo është një shkelje flagrante e barazisë ndëretnike,” theksoi z. Ahmeti.

Ai shtoi se dosja evropiane është lënë pas dore duke devijuar nga rruga e integrimit dhe bashkëjetesës.

Për herë të parë, ide të rrezikshme alternative ndaj karakterit shumetnik dhe unitar të shtetit, siç parashihet në Marrëveshjen e Ohrit, po depërtojnë në diskursin politik kryesor.