Lajme

Ahmeti: Në çdo fshat e lagje po na mirëpresin, bashkë do të jemi edhe më 9 shkurt në fitoren tonë të madhe!

01/30/2025 21:47
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, zhvilloi takime me qytetarë në Janjevë, Teqe dhe Breg të Zi, ku thotë se mbështetja për LDK-në dhe kandidatët ishte madhështore, raporton GazetaBlic.

Ahmeti thotë se në çdo fshat dhe lagje po na mirëpresin, ku shton se bashkë do të jemi edhe më 9 shkurt për fitoren e madhe.

Postimi i plotë:

Sot u pritëm ngrohtësisht nga banorët e Janjevës, Teqes dhe pastaj edhe të Bregut të Zi, ku mbështetja për LDK-në dhe kandidatët tanë ishte madhështore.

Në çdo fshat e lagje po na mirëpresin, prandaj bashkë do të jemi edhe më 9 shkurt në fitoren tonë të madhe!

Janjeva, vendi i gjurmëve të historisë, është edhe i vizionit për të ardhmen, ndërsa në Bregun e Zi ndjemë fuqinë e mbështetjes për ringritjen e së djathtës.
Kjo është energjia dhe forca që na çon drejt fitores!

Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen. Ndryshimi është afër!

Bëhu ndryshimi duke votuar:

#LDK124
1️⃣ Lumir Abdixhiku
7️⃣ Imri Ahmeti
5️⃣5️⃣ Shkëlzen Hajdini
5️⃣6️⃣ Rasim Hasani
5️⃣7️⃣ Anila Reçica Llugiqi
5️⃣8️⃣ Ardian Olluri
4️⃣1️⃣ Lulzim Zhegrova