Lajme

Ahmeti – Molliqajt: Fiksimi është i juaji, po doni me tregu që jeni më VV se Albin Kurti

08/23/2022 22:22
nga:Astrit Gashi

Arben Ahmeti – komentator politik ka debatuar sonte me Kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, në lidhje me marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë diskutimit për marrëveshjet teknike, Molliqaj i ka thënë Ahmetit se është fiksuar për dallimet në mes të Albin Kurtit si Kryetar i LVV-së dhe Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës, raporton Gazeta10.

Teksa, Ahmeti ka kundërshtuar duke thënë se Molliqaj është i fiksuar pas kësaj ideje, pasi që dëshirojnë të tregojnë se janë më Vetëvendosje se vetë Albin Kurti.

“Nëse ka fiksim atëherë fiksimi është i juaji që po doni me na tregu që Albin Kurti nuk është Vetëvendosje, na jemi më Vetëvendosje se Vetëvendosja”, ka thënë Ahmeti