Lajme

Ahmeti: Më 12 tetor, zëri i rinisë do të jetë vendimtar, bashkë do të vazhdojmë ta ndërtojmë Lipjanin!

09/06/2025 20:14
nga:Y I

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur takim me Forumin e Rinisë.

Ahmeti i ka falenderuar për angazhimin, përkushtimin dhe energjinë që sjellin.

Ai tha se rinia beson në punë dhe se është krenaria e Lipjanit.

“Më 12 tetor, zëri i rinisë do të jetë vendimtar. Bashkë do të vazhdojmë ta ndërtojmë një Lipjan ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë, të punojë dhe të ëndërrojë” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sonte, oborri i palestrës së qytetit u mbush me energjin e rinisë sonë!

Faleminderit Forumit të Rinisë për angazhimin, përkushtimin dhe energjinë që sjell, duke e shndërruar përkushtimin tonë në vepra konkrete për Lipjanin.

Më 12 tetor, zëri i rinisë do të jetë vendimtar. Bashkë do të vazhdojmë ta ndërtojmë një Lipjan ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë, të punojë dhe të ëndërrojë.

Rinia jonë beson në punë, jo në propagandë. Ajo është krenaria e Lipjanit dhe motivi ynë për të vazhduar me forcë e përgjegjësi të lartë drejt zhvillimit të vendit tonë.