Lajme

Ahmeti: Kryeministri t’i ftojë Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn – Nuk duhet të ketë kthim prapa!

09/28/2021 11:19
nga:M K

Analisti politik, Arben Ahmeti ka thënë se kryeministri Kurti duhet t’i ftojë krerët politikë në një takim tëp përbashkët.

Sipas tij, aty duhet të jenë të pranishëm të gjithë, teksa duhet ta gjejnë gjuhën e përbashkët për t’mos u kthyer prapa, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kryeministri Albin Kurti do te duhej qe sot t’i ftoje Memli Krasniqin Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.
Lideret e subjekteve politike duhet te pajtohen qe Kosova nuk do te kete kthim mbrapa.
Nuk do te kthehet ne dialog teknik.
Ne te njejtin format Kosova do te shprehej e gatshme qe te angazhohet seriozisht ne nje nderrmarje nderkombetare qe ka synim marreveshjen perfundimtare me Serbine.
Pjese e kesaj platforme unifikuese do te duhej te ishin edhe shoqeria civile dhe partite joparlamentare.
Vetem ne kete menyre bindemi qe manovrimet me veriun nuk jane me qellime elektorale.
Kryeministri Kurti ka fat qe ka opozite te gatshme per politika shtetformuese qe nuk e perdorin dialogun per pak me shume vota.
Ne fakt, ne kemi nevoje per subjekte qe heqin dore nga kjo qasje. Ose kemi nevoje qe ta kuptojme se kush don zgjidhje, e kush po do lavdi personale e pushtet ne deme te Kosoves.
Vendi po humbet kohe, energji dhe momentum nga bllokadat.
Dialogu dhe veriu nuk duhet te jene teme elektorale.
Kurtit i takon t’i prije ketij procesi unifikimi.
Cdo veprim tjeter jashte ketij konteksti na kthen ne politiken e vjeter ku veriu dhe dialogu perdoren per vota. Kurti rideshmohet si politikan i vjeter qe do konflikt e perqarje, jo zgjidhje e unitet.
Sinqerisht uroj qe do te shohim veprime unifikuese e shtetformuese.

/GazetaBlic/