Lajme

Ahmeti: Kryeministri Kurti s’kishte konsensus në kabinetin qeveritar për Manastirin e Deçanit

03/14/2024 19:57
nga:G B

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, e ka cilësuar si vendim të vështirë por të duhur, atë për tokën e Manastirit të Deçanit.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti nuk kishte konsensus as në kabinetin qeveritar dhe as në kryesinë e LVV-së për ta zbatuar vendimin.

“Ka qenë vendim i vështirë, ka qenë i domosdoshëm. Nga diskutimet e gjata, në kabinetin qeveritar dhe në kryesinë e VV-së, Kurti nuk ka pasur konsensus as në kabinet as në kryesi”

Ahmeti në emisionin “Five”, tha se rekomandimi kryesor i cili u shndërrua pastaj në kush, ishte që vendimi për tokën e manastirit të zbatohej.

“Rekomandimi kryesor ishte çështja e zbatimit të gjykatës kushtetuese që lidhet me Manastirin e Deçanit… KiE ka tri shtylla kryesore, që janë sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe drejtësia. Ata e shohin zbatimin e vendimeve të kushtetueses si çështje të sundimit të ligjit. Dhe një lloj testi për Kosovën, sa do të jetë në gjendje Kosova ti zbatojë vendimet në të ardhmen të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut kur ato merren për ndonjë çështje që ndodh në Kosovë”, tha ai.

Ahmeti tha se përveç çështjes së sundimit të ligjit, çështjen e Manastirit të Deçanit, BE-ja e ka parë edhe si çështje të të drejtave të komuniteteve pakicë.

“Nuk i vendosim kushtet vetes na  kanë vendosur ata, arsyet mund ti gjeni te ata. Duket nga argumentimi i tyre që përveç që sundim të ligjit ka të bëjë me ngjyrim të të drejtave të komuniteteve pakicë, ky ka qenë një argument i tyre, e dimë që që për momentin mbetet vetëm një vendim i gjykatës kushtetutës që është në proces të zbatimit, ky ka qenë argumentimi i tyre”, tha ai.

Ahmeti tha se Kosova i ka plotësuar tanimë të gjitha kushtet dhe vetëm pritet që të kalojë në disa procedura që të anëtarësohet zyrtarisht në KiE.

“Po, tash presim që hapi i radhës të jetë në periudhën e fundit të këtij muaji, që të paraqitet raporti i Bakojanit në komitetin për çështje politike dhe demokraci, ky komitet funksionin si komision parlamentar te ne. Pasi të miratohet atje raporti në formën e opinionit të shkojë në asamblenë parlamentare në javën e 15 prillit, me 2 të 3 e votave prite të votohet suksesshëm. Ky i shkon si opinionin pozitiv ministrave të jashtëm, në javën e 13 majit, pritet të votohet me dy të tretat, dhe ti dërgohet ftesa Kosovës të bëhet anëtare”, tha ai.