Lajme

Ahmeti kritikon debatet e sotme të analistëve për aksidentin në Kroaci: Në ditë zie nuk duhej të mbaheshin

07/26/2021 22:21
nga:Q R

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar debatet sotme të analistëve për aksidentin tragjik në Kroaci.

Ai tha se në këtë ditë zie nuk duhet të mbahen debatet e analistëve për aksidentin.

Sipas tij, familjarët e as qytetarët nuk kanë nevojë që sonte të dëgjojnë debate të tilla.

“Ndoshta e kam gabim, por në ditë zie do të duhej të mos mbaheshin debatet e analistëve, posaçërisht për tempn e aksidentit. Familjarët e as qytetarët nuk kanë nevojë që sonte të dëgjojnë debate të tilla“, ka shkruar Ahmeti.

Gjesti i madh i Kryeministrit të Kroacisë: anuloi të gjitha aktivitetet për kosovarët e aksidentuar